contact us, contact, email-2993000.jpg

Adresa Emaili Alternative përveç Gmail dhe Outlook

Shpesh kur kemi pasur nevojë për një adresë emaili i jemi drejtuar gjigandëve teknologjikë sic jane Gmail që zotërohet nga Google dhe Outlook (ose ish-Hotmail) që zotërohet nga Microsoft. Mirëpo, në internet ka edhe alternativa të tjera që mund te konsideroni për adresën tuaj të emialit. Shërbimet e Google dhe Microsoft me të vërtetë janë falas por vijnë me një kosto te madhe, humbjen e privatësisë. Eshtë një fakt i njohur që Google i skanon emailet private për qëllime marketingu.

Por cilat janë disa nga alternativat e tjera që mund të përdorim për të pasur një adresë emaili.

 

Mail.com

Ky është një alternativë goxha e njohur që mund të konsideroni.
Oforn 2 GB hapesirë falas.
50 MB dokumenta që mund të bashkangjiten për t’u dërguar.

 

GMX.com

GMX është një alternativë tjetër. Eshtë një shërbim i bazuar në Gjermani që ka filluar që në vitin 1997.
Ofron një hapësirë shumë të madhe, plot 65 GB, që i bie pak a shumë gjysëm milioni emaile.
50 MB dokumenta që mund te bashkangjiten për t’u derguar.
Ka filtrim të mirë ndaj SPAM-eve.
Ka kalendar falas.

 

Protonmail.com

Eshtë një shërbim i sigurt i bazuar në Zvicër. 
Ofron një siguri shumë të lartë për dërgmin dhe marrjen e Emaileve.
Përdor kriptim PGP. Të dhënat janë të kriptuara dhe ka një rregull zero-njohuri.
Dizajni është tepër modern.
Eshtë 100 % Open Source.

Përdoruesit falas të shërbimit kanë vetëm 500 MB hapësirë por nëse plotësoni disa hapa të tjerë si importimin e emaileve apo kontakteve nga shërbimi i mëparshëm që keni përdorur, dërgimi i një emaili, etj, ata do e rrisin hapësirën tuaj në 1 GB. Nëse do iu nevojitet më shumë se kaq do t’ju duhet të blini një nga paketat që ofrojnë.

 

Mailfence.com

Mailfence është një alternativë tjetër që ofron shërbim të sigurt Emailesh.
Eshtë i bazuar në Belgjikë dhe ofron kriptim dhe siguri të lartë.

Ky shërbim, në versionin e tij falas ofron vetëm 500 MB hapësirë.

 

Cili iu pëlqen më shumë dhe do doni të përdorni? Na shkruani koment më poshtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin