laptop, code, programming-2557586.jpg

Çfarë Shfletues Interneti duhet të përdorim?

Disa nga shfletuesit (browserat) e Internetit më të mirë dhe më të sigurt që ne rekomandojmë janë:

Brave Browser

Në opinionin tonë ky është shfletuesi më i mirë që mund të përdorni për të lundruar në Internet. 
Bllokon automatikisht reklamat dhe gjurmimin që bëjnë faqet.
I hap faqet 3 apo 6 herë më shpejt se shumë shfletues të tjerë.
Ka parametra të lartë sigurie dhe të privatësisë.
Eshtë i lehtë në përdorimin e fuqisë së kompjuterit tuaj.
Eshtë Open Source.
Ka motorrin e vetë të kërkimit në internet.
Tashmë është duke punuar edhe me ofrimin e bërjës se telefonatave, sic është Skype apo Zoom-i.

 

Firefox

Firefox është një nga shfletuesit më popullor sot.
Ky shfletues ofron siguri te lartë por është mirë që ti rregulloni manualisht parametrat e sigurisë që ai ofron.
Mund të shkarkohet në gjuhën shqipe.
Eshtë Open Source.

 

Vivaldi

Vivaldi është një tjetër shfletues interesant me vecori shumë të mira.
Të jep mundësi që ta personalizosh si të duash si asnjë shfletues tjetër.
Ka bllokues reklamash të integruar dhe shumë opsione të tjera.

 

Këto programe mund të shkarkohen edhe ne telefon.

Cili është shfletuesi që ju përdorni dhe që do të rekomandonit?

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin