web, network, technology

Platformat Më Të Mira të Hostimit

Gjithçka që ju pëlqen të bëni ose të shikoni në internet, duke filluar nga artikujt e ndryshëm, faqet, videot, blerjet online, etj, të gjitha mbahen në një server që një kompani ose individ paguan që të qëndrojnë dhe që të aksesohen nga njerëzit. Hostimi është ai përbërsi i padukshëm por kryesor në të gjitha punët dhe përvojat tona online.

Çfarë është Hostimi?

Hostimi është i ngjashëm me një shtëpi ku ju ruani të gjitha gjërat tuaja vetjake. Por në vend të materiale shtëpiake, në një platformë hostimi ju po mbani të gjitha skedarët dhe elementet që kërkohen për funksionimin normal të një faqeje interneti. Është platforma ku qëndron faqja juaj.

Pse ke nevojë për Hostim me cilësi të lartë?

1. Performancë e rritur e faqes

Kur bëhet fjala për të patur një faqe interneti të suksesshme online, performanca e saj është një nga gjërat më thelbësore. Vëmëndja e vizitorëve zgjat vetëm për pak sekonda, kështu që ju duhet të përpiqeni që ta kapni dhe ta mbani atë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse faqja juaj hapet ngadalë, ata nuk do të qëndrojnë shumë gjatë në të. Prandaj, të zgjedhësh një platformë hostimi cilësore ku do të mbahet dhe do të funksionojë faqja juaj do të ndihmojë që ajo të jetë më e shpejtë dhe do të rrisë kohën e qëndrimit nga vizitorët.

2. Ndihmë teknike

Le të themi që ju keni një faqe ku bëni shitje online. Ju do t’ju duhet një ndihmë e shpejtë teknike në raste problemesh të ndryshme që mund të lindin. Në raste të tilla platformat cilësore të hostimit kanë shërbim klienti 24/7 dhe janë gati për t’ju ardhur në ndihmë menjëherë.

3. Siguri e shtuar e faqes

Siguria e faqes është një aspekt që jo të gjithë e konsiderojnë. Platformat cilësore ofrojnë një siguri dhe mbrojtje të lartë për faqen tuaj. Gjithashtu, ato shpesh i bëjnë ruajtje rezerve (backup) faqes suaj që në rast humbje të materialeve të saj ajo mund të rikthehet sic ishte më parë.

Çfarë platformash cilësore Hostimi mund të konsiderojmë në vitin 2021?

Performanca e një faqeje po bëhet gjithmonë e më shumë e më jetësore në vitin 2021 dhe më tej. Disa nga faktorët më të rëndësishëm kur zgjedh një platformë hostimi janë besueshmëria, shpejtësia, shërbimi i klientit dhe siguria.

Me këto kritere në mendje, këto janë pesë platforma që duhet të konsideroni:

DreamHost

DreamHost është një nga platformat më të lira të Hostimit. Ata ofrojnë Domain falas për vitin e parë, Certifikatë sigurie SSL falas, Instalim me një klikim të Wordpresit, Trafik pa kufizim, dhe 97 ditë garanci të kthimit të lekëve nëse ndryshoni mendje.

Vizito DreamHost Tani

 

FastComet

FastComet është një nga opsionet më të mira për faqet personale dhe ato të biznesit. Mbi 50,000 faqe kanë zgjedhur këtë platformë. Ata ofrojnë transferim falas të faqes dhe domain-it tuaj, ruajtje rezervë ditore dhe javore të faqes, 11 qendra të dhënash në disa vende të botës, shërbim klienti 24/7, dhe garanci 45-ditore të kthimit të lekëve tuaja. Paketat e tyre fillojnë nga 3.95 dollarë në muaj.

Vizito FastComet Tani

A2Hosting

A2Hosting është një tjetër platformë shumë e mirë. Ajo ofron ruajtje rezervë automatike falas të faqes suaj, shpejtësi tepër të lartë, çertifikatë sigurie falas SSL, transferim falas në platformën e tyre, shërbim klienti në çast, etj. Paketat e tyre fillojne nga 10.99 dollarë në muaj ose 2.99 dollarë nëse abonoheni për tre vite rresht.

Vizito A2Hosting tani

Kinsta

Kinsta është një nga platformat më të mira që plotëson çdo nevojë që mund të keni. Ajo ofron siguri tepër të lartë (zbulim të sulmeve DdoS, firewall, çertifikatë sigurie falas SSL, etj), përdor teknologji të lartë që faqja juaj të hapet sa hap e mbyll sytë (Nginx, PHP 8.0, LXD, MariaDB), ruajtje rezervë çdo ditë të faqes suaj, transferim në platformën e tyre me zero kosto. Është e fuqizuar nga Google Cloud dhe 25 qendrat e tyre në shumë vende të botës. Ata e kontrollojnë faqen tuaj çdo dy minuta ose e thënë ndryshe 720 kontrolle në ditë të faqes suaj. Paketat e tyre fillojnë nga 30 dollarë në muaj. Garanci 30 ditore të kthimit të lekëve tuaja.

Vizito Kinsta tani

 


Interserver

Kjo platformë ofron çertifikatë sigurie SSL falas, hapësirë pa kufizim, ruajtje rezervë javore, lloagari emaili pa kufizim, transferim falas tek ta, CDN, garanci 30 ditore të kthimit të lekëve, aplikacione në Cloud, shërbim klienti 24/7, etj.

Vizito Interserver Tani

 

Këto ishin disa udhëzime dhe rekomandime për ju. Shpresojmë që kanë qënë të vlefshme dhe ju kanë ndihmuar të bëni zgjedhjen e duhur. Për cdo pyetje ose sugjerim na shkruani në komentet më poshtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin