Krijo Falas dhe Lehtësisht Punime Grafike për Rrjetet Sociale në pak Minuta

Pothuajse të gjithë njerëzit janë duke lundruar në rrjetet sociale. Ata i gjen në facebook, instagram, TikTok dhe Youtube. Nëse doni që të keni sukses në iniciativën apo biznesin tuaj, nëse keni një faqe në rrjetet sociale apo një kanal në youtube është shumë e rëndësishme që të bëni punime grafike shumë të mira, tërheqëse dhe profesionale.  Por pse të punësosh një dizajner grafik kur ti vetë mund të bësh punime dhe foto fantastike grafike shumë lehtësisht dhe në pak minuta?!

Canva është një platformë e gjithanëshme që ju mundëson të bëni punime shumë profesionale grafike fare thjesht. Këto janë disa nga gjërat e shumta që mund të bëni:

Postim për Facebook, Facebook Story, Postim per Instagram, Instagram Story, Broshura, TikTok Video, Youtube Thumbnail, Intro per video Youtubi, Logo, etj.

 


Ju mund të krijoni një llogari falas dhe mund të filloni ta eksploroni dhe të bëni punime të ndryshme. Në versionin falas mund të gjeni shumë elemente që mund të përdorni dhe për shumë veta kjo është e mjaftueshme. Në paketën me pagesë ofohen më shumë elemente grafike, heqje sfondi në një foto dhe shkarkimi i punës grafike në mënyrë transparente.

Është një platformë fantastike dhe mund ta provoni falas. Mjafton që të zgjidhni një Tempalte në të majte dhe mund ta personalizoni si të doni. Te opsioni “Elements” mund të vendosni gjëra të ndryshme, te “Upload” mund të ngarkoni një foto tuajën, Te “Photos” mund të zgjidhni foto për cdo gjë, te “Text” mund të vendosni një ose disa fjalë apo tituj, dhe kështu me radhë.

 


Provoje Canva 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin