e-mail marketing, online marketing, newsletter

Si të bësh marketing efektiv me anë të Emailit

Një nga strategjitë më efektive të marketingut për të rritur bisnezin tuaj online është të përdorni marketingun me anë të emailit.

Emaili është akoma një mjet që përdoret nga të gjithë dhe të bësh marketing me anë të tij është një nga mënyrat më të mira dhe më të lira sot sepse të gjithë i kontrollojnë dhe lexojnë emailet që u vijnë.

Këtë marketing mund ta bëni duke krijuar një Listë Emaili, një listë adresash emaili të klientëve, ndjekësve në rrjetet sociale dhe vizitorëve të faqes suaj.

Një mënyrë e thjesht se si ta ndërtoni këtë listë adresash emailesh është duke krijuar një faqe interneti të kompletuar ose thjesht një faqe të vetme prezantuese dhe në të t’u ofroni njerëzve një libër elektronik, një ulje çmimi, një informacion të dobishëm dhe ndihmues, ose diçka tjetër duke u kërkuar të vendosin adresën e tyre të emailit.

Ju mund të ndërtoni një listë të tillë me adresa Emaili nga klientët dhe ndjekësit tuaj me programe të vecanta që ju mundësojnë të ndërtoni faqe të thjeshta prezantuese dhe të dërgoni Emaile në masë. Këto programe janë shumë efektive sepse ju mundësojnë që t’ju dërgoni qindra dhe mijëra njerëzve njëherësh E-maile informuese ose tu ofroni zgjidhjen për problemin ose nevojën e tyre.

Nëse ofroni një produkt, një shërbim të ri, një informacion ose një zgjidhje për problemet e tyre vetëm me një email që ua dërgoni njëherësh të gjithë klientëve dhe ndjekësve do të bëjë që ai të njihet menjëherë nga ata.

Sigurisht që, ju mund të përdorni rrjetet sociale si facebook dhe Instagram por ju nuk keni asgjë në dorë në to. Me një klikim ata mund ta mbyllin faqen tuaj ose nëse ndryshon algoritmi i tyre ose diçka tjetër mund ta humbisni prezencën dhe ndjekësit tuaj. Por kur vjen puna te Emaili, nuk mund ta humbisni atë dhe është në dorën tuaj.

Abonentët në listën e Emailit kanë më shumë mundësi që të bëhën blerësit tuaj sesa ndjekësit në rrjetet sociale. Ata nuk janë thjesht ndjekës por më shumë se aq, ata janë të interesuar dhe të angazhuar me ju. Në rrjetet sociale shumë gjëra tërheqin dhe marrin vëmëndjen e ndjkësve tuaj, por nëse iu dërgoni një email do merrni gjithë vëmëndjen e tyre sepse të gjithë i lexojnë emailet që u vijnë çdo ditë.

Sigurisht që mund të shpenzoni shumë para për reklama në Radio, TV, apo broshura por këto mënyra nuk arrijnë njerëzit e duhur. Këto metoda arrijnë shumë shumë njerëz por jo njerëzit e duhur. Për shkak se audienca e tyre është kaq shumë e gjërë shumica dërrmuese e tyre nuk do të jenë të interesuar. Ju duhet të synoni të arrini ata persona që kanë nevojë për atë që ofroni, jo çdo njeri.

 

Çfarë platforme mund të përdorni për të dërguar Emaile në masë?

Ka disa platforma që mund të përdorni. Disa nga këto mjete që rekomandojmë janë:

 

Convertkit

ConvertKit është një shërbim i njohur që ju mundëson të dërgoni Emaile në masë dhe të ndërtoni faqe prezantuese. Automatizim të Emaileve që të dërgohen në mënyrë automatike në një sekuencë të caktuar.

Vizito ConvertKit

 

Aweber

Aweber është një nga platformat më të hershme dhe të njohura në treg. Edhe ku ju mundëson dërgimin e Emaileve, ndërtimin e faqeve prezantuese, krijim Emailesh me metodën “Kap dhe Hidh”, automatizim, etj.

 


Vizito Aweber


Nëse keni pyetje ose ndonjë sugjerim na shkruani te komentet më poshtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin