wordpress, blog, software-5243255.jpg

Plugins të nevojshme për WordPress

Nëse ke një faqe në WordPress do të kesh nevojë të instalosh Plugins, këto janë programe të vogla që instalohen në WordPress për të rritur funksionalitetin e tij. Ato mund ti instaloni duke zgjedhur “Plugins” që ndodhet në menunë në të majtë dhe më pas duke zgjedhur “Add new” kërkoni për to. Pasi ta keni gjetur pluginin që po kërkoni, mjafton vetëm ta instalosh dhe aktivizosh.

 

Elementor
Plugini i parë dhe më kryesor që duhet të instaloni është Elementor. Ky është një ndërtues faqeje shumë praktik që ta lehtëson punën e ndërtimit të faqes. Nëse nuk keni krijuar faqe interneti më parë instaloni këtë plugin. Do e bëjë shumë të lehtë punën. Funksionon duke marrë elemente zvarrë dhe duke i hedhur në faqe, pra “drag and drop”

Wordfence
Ky është një plugin sigurie që do të mbrojë faqen tuaj. Faqet sot sulmohen shpesh në shumë mënyra të ndryshme. Ky plugin do të ndalojë këto sulme dhe është tepër i domosdoshëm për të mbrojtur faqen tuaj.

All in One SEO
Plugin-i i tretë i rendësishëm që duhet të instaloni është “All-in-One SEO”. Ky është aplikacioni që do të ndihmojë faqen tuaj të shfaqet në rezultat e kërkimit në Google dhe motorrët e tjerë të kërkimit.

Starter Templates
Ky plugin ofron modele faqesh të gatshme që mund të ndryshohen dhe të personalizohen më pas si të dëshironi. Ky plugin do t’ju kursejë disa orë punë sepse i ka disa gjëra gati tashmë, ju thjesht duhet ta instaloni dhe të importoni modelin e faqes që iu pëlqen.

Cookie Notice & Compliance for GDPR / CCPA
Ky është plugin që vendos një njoftim në faqen tuaj ku i njofton vizitorët që faqja përdor cookies. Njoftimi për cookies është i detyrueshëm me ligj në Bashkimin Europian. Moszbatimi i këtij rregulli mund të rezultojë në gjobë.

Contact Form 7
Ky plugin iu mundëson vizitorëve të faqes suaj që t’ju kontaktojnë privatisht nëpërmjet faqes suaj.

LiteSpeed Cache
Ky plugin e bën më të shpejtë faqen tuaj. Shpejtësia e hapjes së faqes është e rendësishme sepse vizitorët mund të largohen nëse ajo vonon të hapet.

Matomo Analytics – Ethical Stats. Powerful Insights.
Nëse doni të dini sa njerëz po e vizitojnë faqen tuaj, cfarë po klikojnë dhe lexojnë në faqen tuaj atëhere ky plugin iu ndihmon të shikoni se cfarë iu intereson më shumë njerëzve dhe se ku duhet të fokusoheni. E mira e këtij plugini është se ai mund anonimizojë IP-në e vizitorëve për të ruajtur privatësinë e tyre. Sigurohuni që ky parametër është aktiv.

Manage Notification E-mails
Kur keni një faqe në WordPress, WordPress do t’ju dërgojë shpesh njoftime që një plugin u përditësua, Kjo mund të bëhet e bezdisshme. Ky plugin iu ndihmon të menaxhoni njoftimet që merrni apo që ti ndaloni ato.

Smush
Ky plugin kompreson fotot dhe figurat që janë në faqen tuaj duke e bërë atë më të shpejtë.

WP Armour – Honeypot Anti Spam
Ky plugin ndalon Spam – Këto janë mesazhe dhe reklama të padëshiruara dhe të besdisshme që faqet marrin përmes “kontaktit” që kanë në faqe.

Ka me mijëra e me mijëra plugin që mund të rrisin funksionalitetin e faqes suaj dhe t’ju ndihmojë që ta realizoni atë ashtu sic ju doni.

Cilat plugin përdorni apo do të rekomandonit? Na shkruaj në koment.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin