Pse biznesi juaj duhet të ketë një faqe interneti

Në kohën e sotme ku të gjithë janë të lidhur në internet dhe të gjithë kanë telefona inteligjentë ku në pak sekonda mund të kërkojnë dhe gjejnë çfarë të duan, është bërë tepër e nevojshme që biznesi të ketë praninë e tij në internet.

Këto janë katër arsyet se pse duhet të keni një faqe interneti:

Një faqe webi do t’ju sjellë më shumë klientë dhe më shumë fitime.

Njerëzit kërkojnë çdo ditë në internet dhe, e thënë troç, nëse nuk keni një faqe interneti ju nuk po arrini tregun dhe po humbisni shumë klientë potencialë. Sot është berë tepër e nevojshme për bizneset që të kenë faqet e tyre në Internet. Faqja e internetit është e disponueshme 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, dhe 365 ditë të vitit, ndërsa ju nuk jeni të disponueshëm në çdo kohë. Ajo prezanton të gjitha shërbimet dhe produktet që ju ofroni në çdo kohë dhe kushdo që ka nevojë dhe po kërkon për to do t’ju gjejë fare kollaj. Me anë faqes së internetit do arrini klientët vendas por edhe më gjërë.

Një faqe webi do t’ju kursejë kohë dhe do të ndihmojë klientët tuaj.

Në faqen tuaj të internetit mund të vendosni shumë informacion, pyetje dhe përgjigje, njoftime dhe udhëzime që do të jenë të dobishme për klientët tuaj që do ti ndihmojnë ata të gjejnë zgjidhje, të vendosin shpejt dhe të blejnë nga ju. Gjithashtu faqja do t’ju mundësojë atyre të komunikojnë me ju dhe ju me ta.

Një faqe webi do të shtojë besueshmërinë e biznesit dhe markës suaj.

Klientët duan që të sigurohen që po marrin një shërbim apo produkt cilësor dhe faqja juaj e webit do tu japë atyre sigurinë dhe që të vendosin që ju jeni zgjedhja e duhur për të plotësuar nevojat e tyre. Nëse nuk keni një faqe në internet ata do të mendojnë që nuk jeni shumë profesionalë dhe seriozë në atë çka ju u ofroni atyre.

Të krijosh një faqe interneti nuk është as e vështirë dhe as e shtrenjtë.

Sigurisht që ju mund ti drejtoheni një agjensie që krijon faqe interneti për të bërë faqen tuaj por kjo do t’ju kushtojë qindra mijëra lekë vetëm për krijimin e faqes pa folur pastaj për mirëmbajtjen vjetore të saj. Pse të harxhoni gjithë ato lekë kur mund ta bëni vetë shumë thjesht dhe duke shpenzuar shumë më pak. Nuk ka nevojë që të keni shumë njohuri për të krijuar një faqe. Mund ta bëni vetë dhe thjeshtë.

 

Platforma për të krijuar Faqe Interneti:

1. Wodpress. Ky Ndërtues të faqeve është më i përdoruri sot.

Lexoni artikullin: Si të beni një faqe Interneti në WordPress

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin