Nëse keni një biznes, një kompani, një faqe interneti, apo një produkt do t’ju duhet me patjetër një logo. Pse? Sepse një logo tërheq vëmëndjen, është identiteti dhe marka e biznesit tuaj, tregon profesionalizëm, ju dallon nga gjithë të tjerët, mbahet mend kollaj, dhe mund të vendoset kudo.
Këto janë disa arsye të rëndësishme se pse duhet të keni një logo profesionale dhe ka dy mënyra se si ta siguroni një të tillë:
Mundësia e parë është t’i drejtoheni një studio grafike vendase që t’ju krijojë dhe dizenjojë një logo për ju, por kjo mund të jetë pak e kushtueshme.
Mundësia e dytë është të punësoni një dizajner grafik online. Nëse shkoni në Fiverr mund të porosisni nga një dizajner i cili në pak kohë mund t’ju dizenjojë një logo profesionale. Kjo është një platformë ku mund të blini shumë shërbime të ndryshme të nevojshme që njerëz të tjerë ofrojnë.
Kliko këtu për ta vizituar
Si të porosisni një logo
Regjistrohuni në platformë, sigurohuni që të blini nga shitës që janë “Top Rated” dhe “Level 2”, që kanë shumë porosi dhe vlerësime pozitive, dhe për rreth 10 deri në 30 dollarë mund të porosisni një logo profesionale. Nëse nuk jeni i kënaqur me punën e tyre keni mundësinë ta refuzoni atë dhe t’ju kthehen lekët mbrapsht.
Pavarësisht se si merrni logon tuaj, nga agjenci grafike apo dizenjues në Fiverr, biznesi, shërbimi apo produkti juaj duhet të ketë një logo unike.