Në ditët e sotme çdo kush, në pak kohë dhe me pak lekë, mund të ndërtojë një faqe interneti edhe nëse nuk ka shumë njohuri apo nuk di gjuhët e programimit.
Pavarësisht nëse keni krijuar apo jo faqe interneti më parë, ju mund ta bëni këtë shumë lehtë me mjetet dhe burimet e duhura.
Ky artikull do t’ju ndihmojë hap pas hapi të ndërtoni faqen tuaj të internetit në më pak se një orë pa pasur nevojën për kompani të shtrenjta.
Gjërat që keni nevojë për të ndërtuar një faqe interneti:
- Një Emër për Faqen – Ky quhet Domain, psh, www.faqjaime.com. Domaini i faqes sonë është krijofaqeinterneti.com. E juaja mund të ketë një emër tjetër siç ju e dëshironi. Për më tepër shih artikullin: Si të zgjidhni një Emër për Faqen e Webit
- Platformë Hostimi – Kjo është platforma që do të mbajë faqen tuaj
- WordPress – Ndërtuesi i faqes suaj. Zakonisht ofrohet falas nga Platforma e Hostimit.
Për të ndërtuar një faqe interneti, së pari keni nevojë që të mendoni cfarë faqe që doni të ndërtoni si dhe të krijoni një llogari në një Platformë që do të mbajë faqen tuaj, pra Platformë Hostimi. Pa një platformë hostimi faqja juaj nuk mund të jetë funksionale dhe që të vizitohet.
Pasi të keni krijuar llogarinë në Platformën e Hostimit, mund të instaloni me një klikim ndërtuesin WordPress dhe të filloni të krijoni faqen tuaj. WordPress është platforma më e njohur për të ndërtuar faqe interneti.
Në përfundim të kësaj guide do të keni faqen tuaj të internetit tërësisht funksionale, me një emër dhe adresë që ju keni zgjedhur dhe të vizitueshme nga çdo njeri në Shqipëri, Kosovë dhe nga e gjithë bota.
Le të fillojmë…
Hapat për të ndërtuar faqen:
- Zgjidhni Temën e Faqes suaj
- Regjistrohuni në një Platformë Hostimi
- Instaloni Wordpresin
- Ndërtoni, Personalizoni dhe Strukturoni Faqen tuaj
- Shkruani dhe Postoni gjëra të mrekullueshme
–
1. Zgjidhni temen e faqes suaj
Hapi i parë në ndërtimin e një faqe interneti është të zgjidhni temën e faqes. Për cfarë do të jetë faqja? Cfarë do shkruani? Mund të jetë rreth një hobi, mund të jetë rreth një biznesi, ose për shitje, apo një shërbimi tjetër të caktuar.
2. Krijoni llogari në një Platformë Hostimi
Platforma e Hostimit është vendi ku do të mbahet faqja juaj, është shërbimi që do mbajë dhe do të ruajë të gjitha të dhënat dhe elementet e faqes suaj në një server të sigurt që gjithmonë është në funksion. Pa një platformë hostimi faqja juaj nuk mund të vizitohet.
Cmimi i platformave të Hostimit varion nga 3 dollarë deri në 30 dollarë në muaj.
Në këtë artikull ne do të tregojmë hap pas hapi si të regjistroheni në Platformë Hostimi që ju mundësojnë të instaloni Ndërtuesin WordPress dhe që do të mbajnë faqen tuaj. Disa nga Platformat që ne rekomandojmë janë: Bluehost, DreamHost, A2Hosting, FastComet, Interserver dhe Kinsta.
Më poshtë po tregojmë hap pas hapi si të regjistroheni në dy nga këto platforma. Zgjidhni atë që i’u pëlqen:
Si të regjistroheni në Bluehost
Bluehost është një nga opsionet më të lira që mund të zgjidhni.
Klikoni te “Host your site”
Zgjidhni paketën që dëshironi.
Këtu mund të vendosni emrin/adresën e faqes suaj, ose të vendosni një që e keni blerë më parë, ose ta anashkaloni fare si proces për momentin.
Fusni të dhënat tuaja
Lexoni me kujdes shërbimet ekstra që ofron platforma. Eshtë në dorën tuaj nëse doni ti blini këto shërbime ekstra apo jo.
Bëni pagesën për shërbimin që po blini
Fatmirësisht Bluehost e ka përmirësuar këtë proces duke e instaluar vetë automatikisht Ndërtuesin WordPress.
Krijoni llogarinë në platformë duke vendosur një fjalëkalim
Zgjedhja e temës së faqes. Ky hap është opsional. Këtë mund ta bëni edhe më vonë. Ka shumë tema të mira që mund të zgjidhni të përdorni. Ne rekomandojmë temën më popullore që është Astra.
Ky është paneli juaj në platformën e Hostimit. Nga këtu mund të krijoni dhe menaxhoni faqet tuaja.
Vizito Bluehost tani.
Si të regjistroheni në Dreamhost
DreamHost është një nga platformat më të lira të Hostimit.
Ata ofrojnë Domain falas për vitin e parë, certifikatë sigurie SSL falas, instalim me një klikim të Wordpresit, trafik pa kufizim, dhe 97 ditë garanci të kthimit të lekëve nëse ndryshoni mendje.
Shikoni për paketën e duhur për ju dhe klikoni “Sign Up”
Zgjidhni për sa kohë do e bëni pagesën, për një muaj, për një vit ose për tre vite. Gjithashtu, regjistroni domainin tuaj ose vendosni një që e keni blerë më parë diku tjetër.
Vendosni të dhënat e kartës së bankës ose të Paypalit për të bërë pagesën
Vendosni të dhënat e tjera
Më pas, zgjidhni opsionin e parë dhe klikoni “Submit Order” për të bërë porosinë.
Pasi merret porosia do t’ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim për llogarinë tuaj në të
Pas vendosjes së fjalëkalimit klikoni për të shkuar te Paneli i Kontrollit. Prisni disa minuta sa të të bëhet gati shërbimi.
Hapi 3. Instaloni WordPressin.
Pas ta keni instaluar WordPressin, mund ta aksesoni Faqen tuaj duke shkuar në adresën: www.EmriiFaqesSime.com/wp-admin.
Vizito DreamHost tani
Si të regjistroheni në FastComet
Fastcomet ofron Instalim me një klikim të WordPressit (WordPressi do të jetë ndërtuesi i faqes suaj), Certifikatë sigurie falas SSL, ruajtje rezervë të faqes suaj çdo ditë, Suport 24/7, etj.
Zgjidhni paketën që dëshironi dhe klikoni “Get Started”
Pas kësaj do t’ju kërkojë të regjistroni një Domain të ri ose të vendosni një që e keni blerë diku tjetër.
Shkruani Domainin, pra, emrin dhe adresën e Blogut (EmriiBlogutTim.com) dhe klikoni “Use This Domain”.
Pas kësaj, do t’ju kërkojë të fusni të dhënat tuaja.
Më poshtë do t’ju kërkojë cilën nga Paketat doni të blini, cilën nga qëndrat e të dhënave doni të zgjidhni dhe për sa kohë do e paguani. Nëse ju nevojitet vetëm një faqe Webi atëhere zgjidhni paketën e parë bazë. Ndërsa qëndrën e të dhënave zgjidhni atë që është më afër jush sepse sa më afër të jetë Serveri aq më shpejt do hapet Blogu juaj. Zgjidhni qëndrat në Europë, Frankfurt ose Amsterdam.
Te “Extras” keni të zgjedhur edhe regjistrimin e Domainit që do blini dhe gjithashtu do ishte mirë të blinit edhe opsionin e dytë “Domain Privacy” sepse mban të fshehur informacionin tuaj në blerjen e tij.
Në pjesën e fundit bëni pagesën nëpërmjet kartës tuaj bankare ose Paypal. Shkruani të dhënat dhe bëni porosinë duke klikuar “Complete Order”.
Pasi të keni dhënë porosinë do t’ju shfaqet njoftimi i bërjes së pagesës. Duke klikuar te butoni do t’ju cojë te Paneli i Kontrollit.
Hapi 3. Instaloni WordPress.
Tek “Products” do t’ju shfaqë paketën e hostimit që keni blerë. Klikoni tek ajo opsionin “Install Application” dhe do keni mundësi të instaloni Ndërtuesin WordPress. Në instalimin e tij do t’ju kërkojë një username dhe një fjalëkalim. Pasi ta keni bërë atë mund ta aksesoni Blogun në adresën: www.EmriiFaqesSime.com/wp-admin.
Vizito Fastcomet tani
Hapi 4: Ndërtoni, Personalizoni dhe Strukturoni Faqen tuaj
Pasi jeni regjistruar në Platformën e Hostimit dhe keni instaluar WordPressin, shkoni në adresën e wordpressit të faqes suaj. Ai është emri i faqes suaj faqjaime.com + shtesën /wp-admin. www.EmriiFaqesSime.com/wp-admin dhe vendosni username-in dhe fjalëkalimin.
Pasi të hyni do t’ju shfaqet paneli i WordPressit, ndërtuesit të faqes suaj.
A) Konfiguroni Parametrat e Faqes
Shkoni te Settings dhe më pas te General. Vendosni emrin e faqes dhe një slogan të shkurtër të saj.
Rregulloni Permalinks. Sigurohuni që të zgjidhni “Post name”.
Gjithashtu, te Reading sigurohuni që opsioni i fundit të jetë i pazgjedhur, duhet të jetë bosh.
B) Dizenjimi i Faqes
Shkoni te “Apearance”, më pas “Themes” për të zgjedhur një dizajn për Faqen tuaj. Ka shumë dizajne të ndryshme falas aty që mund ti personalizoni si të doni. Më të njohurat janë Astra, Neve, OceanWP. Shfletojini dhe zgjidhni atë që ju pëlqen. Nëse nuk dini kë të zgjidhni provoni “Astra” e cila është më e njohura sot. Klikoni “Add New” Dhe kërkoni për Astra. Instalojeni dhe Aktivizojeni.
Faqen mund ta personalizoni edhe më duke shkuar te “Appearance” më pas “Customize”.
WordPress iu mundëson që të instaloni modele faqesh të gatshme, gjë që do t’ju kursejë orë të tëra pune. Shkoni te Plugins, më pas “Add New”
Kërkoni për Starter Templates, Instalojeni dhe më pas Aktivizojeni.
Pasi ta keni bërë këtë, ky plugin do të shfaqet në listën e plugineve të instaluara.
Futuni te libraria e Starter Templates dhe aty mund të zgjidhni modelin që iu pëlqen dhe që më vonë mund të ndryshohet dhe të personalizohet si të dëshironi. Zgjidhni një nga ato që janë falas që nuk lexojnë Premium.
Pasi ta zgjidhni duhet të shfaqet dicka e tillë e ngjashme, në varësi të modelit që keni zgjedhur.
Hapi 5: Shkruani dhe Postoni
Pasi keni ndjekur hapat më lart, jeni gati të shkruani për pasionet dhe interesat tuaja.
A) Krijoni Faqe të reja
Duke shkuar tek “Pages” dhe më pas “Add New” mund të shtoni disa faqe të nevojshme si “Rreth Meje”, “Blog”, “Shërbimet”, “Kontakt”, etj.
B) Krijoni Postim të ri
Duke shkuar te “Posts” dhe më pas te “Add New” mund të filloni të shkruani dhe të postoni.
Shpresojmë që ky artikull të ketë qënë ndihmues për ju.
Nëse keni pyetje ose nevojë për ndihmë na shkruani tek komentet poshtë.