Çfarë është një Blog?
Një Blog është një hapësirë në internet, një faqe e krijuar që përmban artikuj informues rreth një teme të caktuar në një rend kronologjik.
Në kohën që jetojmë është bërë shumë e lehtë që të filloni një Blog. Edhe nëse nuk keni fare njohuri për gjuhët e programimit apo nuk keni krijuar faqe interneti ndonjëherë më përpara, sot, këtë mund ta bëni shumë thjesht dhe në pak kohë. Me pak ndihmë dhe me mjetet e duhura, ju mund të keni Blogun tuaj personal ose profesional në më pak se 1 orë.
Në këtë artikull do të shpjegojmë hap pas hapi se si mund të krijoni Blogun tuaj personal ose profesional.
Hapat që duhet të ndiqni:
Hapi 1: Zgjidhni një Temë për të cilën do të shkruani.
Hapi 2: Zgjidhni Platformën ku do jetë Blogu juaj.
Hapi 3: Krijoni Blogun në Platformën që keni zgjedhur.
Hapi 4: Konfiguroni, strukturoni dhe personalizoni Blogun.
Hapi 5: Shkruani dhe Postoni atë që dëshironi.
Hapi 1 – Zgjidhni Temën e Blogut tuaj
Gjëja e parë që keni nevojë të bëni është të zgjidhni një temë për Blogun tuaj. Tema e tij mund të jetë diçka që e keni përzemër dhe keni njohuri.
Çfarë ka diçka që ju pëlqën të flsini?
Çfarë hobish keni?
Çfarë doni të ndani me njerëzit e tjerë?
Mendoni për këto pyetje dhe zgjidhni temën për të cilën do të shkruani. Ju mund të flisni për natyrën, udhëtimet, turizmin, ushqimin, vendin, muzikën, veten ose për biznesin tuaj, etj.
Për shembull:
Nëse ju pëlqen të udhëtoni, flisni për udhëtimet dhe eksperiencat tuaj në vendet që keni vizituar.
Nëse ju pëlqen gatimi, flisni për ushqimet dhe recetat tuaja.
Nëse keni interes të veçantë për shëndetin apo dietat, flisni për to.
Me anë të Blogut tuaj ju mund të bëheni një referencë e madhe për të tjerët.
Hapi 2 – Gjeni Platformën e duhur për Blogun tuaj
Ka dy lloje Platformash ku mund të krijoni Blogun tuaj në internet:
- Platformë falas
- Platformë me pagesë
Kush është platforma e duhur? Avantazhet dhe disavantazhet për secilën platformë:
1. Platformat Falas ju mundësojnë që të krijoni një Blog shpejt dhe thjesht pa asnjë pagesë. Nëse ju duhet një Blog ose faqe Webi për një kohë të shkurtër dhe për diçka të shpejtë apo të vogël mund të përdoni këto platforma. Disavantazhi i tyre është që ato kanë funksione shumë të limituara dhe nuk mund të bëni gjithçka që mund t’ju nevojitet.
Dy platforma që e ofrojnë këtë shërbim është Blogger.com dhe WordPress.com. Nëse zgjidhni Blogger adresa e Blogut tuaj do të jetë EmriiBlogut.blogspot.com, por, kjo platformë ju jep mundësinë që ti vendosni edhe një domain që e keni blerë diku tjetër, psh: EmriiBlogut.com. Nëse zgjidhni WordPress, adresa juaj do të jetë: EmriiBlogut.wordpress.com. Edhe në të mund të vendosni një domain por që ta bëni këtë duhet të blini një nga paketat e tyre.
2. Platformat me Pagesë kanë më shumë avantazhe. Nëse ju duhet një Blog apo Faqe Webi afatgjatë, serioze, që të duket më profesionale, dhe që mund të rritet me kalimin e kohës dhe që ta personalizoni si të dëshironi është më mirë të përzgjidhni që në fillim një nga këto Platforma. Në to keni mundësinë ta ndërtoni faqen si të dëshironi dhe të shtoni çdo element që do t’ju duhet ndonjëherë, dhe ai do duket më profesional. Adresa e Blogut tuaj do të jetë: EmriiBlogut.com. Këto Platforma me Pagesë janë Platforma Hostimi, dhe janë ato që do të mbajnë Blogun tuaj dhe ku do të qëndrojë ai.
Sa do t’ju kushtojë të filloni Blogun tuaj?
Nëse zgjidhja më e mirë për ju është një Platformë me pagesë, mund të jeni duke pyetur se sa kushtojnë ato dhe cilat janë ato.
Fatmirësisht, ato nuk kushtojnë shumë! Gjithçka që keni nevojë për të filluar është:
- Një emër Domain – Kjo është adresa e faqes suaj, për shëmbull www.EmriiBlogutTënd.com dhe kushton rreth 10 dollarë në vit.
- Platformë Hostimi – Kjo është platforma ose shërbimi që të mbajë Blogun tuaj. Zakonisht çmimi për hostime të mira fillon nga 3 dollarë në muaj e lart nëse e bëni pagesën për dy ose tre vite njëherësh.
Në total, do t’ju kushtojë rreth 50-90 dollarë ose më shumë në një ose dy vite. Varet nga platforma e hostimit, paketa që do të zgjidhni, dhe për sa kohë do e paguani.
Hapi 3 – Krijoni Blogun në Platformën e Hostimit
(dhe regjistroni Domainin në të)
Disa Platforma Hostimi që mund të konsideroni janë: Bluehost, Dreamhost, Fastcomet, A2Hosting, Kinsta, etj.
Ne do të marrim vetëm tre nga këto platforma, Bluehost, Dreamhost dhe FastComet dhe dhe do të tregojmë hap pas hapi si të regjistroheni dhe të krijoni Blogun tuaj.
Si të regjistroheni në Bluehost
Bluehost është një nga opsionet më të lira që mund të zgjidhni.
Klikoni te “Host your site”
Zgjidhni paketën që dëshironi.
Këtu mund të vendosni emrin/adresën e faqes suaj, ose të vendosni një që e keni blerë më parë, ose ta anashkaloni fare si proces për momentin.
Fusni të dhënat tuaja
Lexoni me kujdes shërbimet ekstra që ofron platforma. Eshtë në dorën tuaj nëse doni ti blini këto shërbime ekstra apo jo.
Bëni pagesën për shërbimin që po blini
Fatmirësisht Bluehost e ka përmirësuar këtë proces duke e instaluar vetë automatikisht Ndërtuesin WordPress.
Krijoni llogarinë në platformë duke vendosur një fjalëkalim
Zgjedhja e temës së faqes. Ky hap është opsional. Këtë mund ta bëni edhe më vonë. Ka shumë tema të mira që mund të zgjidhni të përdorni. Ne rekomandojmë temën më popullore që është Astra.
Ky është paneli juaj në platformën e Hostimit. Nga këtu mund të krijoni dhe menaxhoni faqet tuaja.
Vizito Bluehost tani.
Si të regjistroheni në Dreamhost
DreamHost është një nga platformat më të lira të Hostimit.
Ata ofrojnë Domain falas për vitin e parë, certifikatë sigurie SSL falas, instalim me një klikim të Wordpresit, trafik pa kufizim, dhe 97 ditë garanci të kthimit të lekëve nëse ndryshoni mendje.
Shikoni për paketën e duhur për ju dhe klikoni “Sign Up”
Zgjidhni për sa kohë do e bëni pagesën, për një muaj, për një vit ose për tre vite. Gjithashtu, regjistroni domainin tuaj ose vendosni një që e keni blerë më parë diku tjetër.
Vendosni të dhënat e kartës së bankës ose të Paypalit për të bërë pagesën
Vendosni të dhënat e tjera
Më pas, zgjidhni opsionin e parë dhe klikoni “Submit Order” për të bërë porosinë.
Pasi merret porosia do t’ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim për llogarinë tuaj në të
Pas vendosjes së fjalëkalimit klikoni për të shkuar te Paneli i Kontrollit. Prisni disa minuta sa të të bëhet gati shërbimi.
Hapi 3. Instaloni WordPressin.
Pas ta keni instaluar WordPressin, mund ta aksesoni Faqen tuaj duke shkuar në adresën: www.EmriiBlogutTim.com/wp-admin.
Vizito DreamHost tani
Si të regjistroheni në FastComet
Fastcomet ofron Instalim me një klikim të WordPressit (WordPressi do të jetë ndërtuesi i faqes suaj), Certifikatë sigurie falas SSL, ruajtje rezervë të faqes suaj çdo ditë, Suport 24/7, etj.
Zgjidhni paketën që dëshironi dhe klikoni “Get Started”
Pas kësaj do t’ju kërkojë të regjistroni një Domain të ri ose të vendosni një që e keni blerë diku tjetër.
Shkruani Domainin, pra, emrin dhe adresën e Blogut (EmriiBlogutTim.com) dhe klikoni “Use This Domain”.
Pas kësaj, do t’ju kërkojë të fusni të dhënat tuaja.
Më poshtë do t’ju kërkojë cilën nga Paketat doni të blini, cilën nga qëndrat e të dhënave doni të zgjidhni dhe për sa kohë do e paguani. Nëse ju nevojitet vetëm një faqe Webi atëhere zgjidhni paketën e parë bazë. Ndërsa qëndrën e të dhënave zgjidhni atë që është më afër jush sepse sa më afër të jetë Serveri aq më shpejt do hapet Blogu juaj. Zgjidhni qëndrat në Europë, Frankfurt ose Amsterdam.
Te “Extras” keni të zgjedhur edhe regjistrimin e Domainit që do blini dhe gjithashtu do ishte mirë të blinit edhe opsionin e dytë “Domain Privacy” sepse mban të fshehur informacionin tuaj në blerjen e tij.
Në pjesën e fundit bëni pagesën nëpërmjet kartës tuaj bankare ose Paypal. Shkruani të dhënat dhe bëni porosinë duke klikuar “Complete Order”.
Pasi të keni dhënë porosinë do t’ju shfaqet njoftimi i bërjes së pagesës. Duke klikuar te butoni do t’ju cojë te Paneli i Kontrollit.
Hapi 3. Instaloni WordPress.
Tek “Products” do t’ju shfaqë paketën e hostimit që keni blerë. Klikoni tek ajo opsionin “Install Application” dhe do keni mundësi të instaloni Ndërtuesin WordPress. Në instalimin e tij do t’ju kërkojë një username dhe një fjalëkalim. Pasi ta keni bërë atë mund ta aksesoni Blogun në adresën: www.EmriiBlogutTim.com/wp-admin.
Vizito Fastcomet tani
Hapi 4: Konfiguroni, strukturoni dhe personalizoni Blogun.
Pasi jeni regjistruar në Platformë Hostimi dhe keni instaluar WordPressin, shkoni në adresën e tij: www.EmriiBloguttim.com/wp-admin dhe vendosni username dhe fjalëkalimin. Pasi të hyni do t’ju shfaqet paneli i WordPressit, ndërtuesit të faqes suaj.
A) Konfiguroni Parametrat e Blogut
Shkoni te Settings dhe më pas te General. Vendosni emrin e faqes dhe një slogan të shkurtër të saj
Rregulloni Permalinks. Sigurohuni që të zgjidhni “Post name”.
Gjithashtu, te Reading sigurohuni që opsioni i fundit të jetë i pazgjedhur, duhet të jetë bosh.
B) Dizenjimi i Blogut
Shkoni te “Apearance”, më pas “Themes” për të zgjedhur një dizajn për Blogun tuaj. Ka shumë dizajne të ndryshme falas aty që mund ti personalizoni si të doni. Më të njohurat janë Astra, Neve, OceanWP. Shfletojini dhe zgjidhni atë që ju pëlqen. Nëse nuk dini kë të zgjidhni ne ju rekomandojmë “Astra” e cila është më e njohura sot. Klikoni “Add New” Dhe kërkoni për Astra. Instalojeni dhe Aktivizojeni.
Blogun mund ta personalizoni edhe më duke shkuar te “Appearance” më pas “Customize”.
Hapi 5: Shkruani dhe Postoni atë që dëshironi.
Pasi keni ndjekur hapat më lart, jeni gati të shkruani për pasionet dhe interesat tuaja.
A) Krijoni Faqe të reja
Duke shkuar tek “Pages” dhe më pas “Add New” mund të shtoni disa faqe të nevojshme si “Rreth Meje”, “Blog”, “Shërbimet”, “Kontakt”, etj.
B) Krijoni Postim të ri
Duke shkuar te “Posts” dhe më pas te “Add New” mund të filloni të shkruani dhe të postoni.
Shpresojmë që ky artikull të ketë qënë ndihmues për ju. Nëse keni pyetje ose nevojë për ndihmë na shkruani tek komentet poshtë.