computer, buy, money-1583432.jpg

Si të fitosh para online

Sot ka disa mënyra të mira dhe jo të vështira se si të fitosh para në internet. Disa nga këto janë:

1. Krijo një Faqe ose Blog
2. Bëhu Freelancer
3. Shit në platforma të ndryshme
4. Krijo dhe shit një kurs online

5. Bëhu bashkëpuntor marketingu
6. Krijo një aplikacion

7. Plotëso sondazhe.

 

1. Krijo një Faqe ose Blog

Një nga mënyrat më të sigurta për të fituar online është të krijosh një faqe apo një blog. Nëse faqja juaj bëhet e suksesshme dhe ka goxha vizitorë atëhere ju mund ti vendosni reklama asaj, ose të promovoni produkte specifike që njerëzit mund të  jenë të interesuar për t’i patur. Faqja e internetit është e hapur 24 orë në ditë, 7 ditë të javës dhe mund të vizitohet nga kushdo. Për të mësuar si ta bësh këtë lexo artikullin tonë Si të krijosh një faqe interneti

Lexo Artikullin tani


2. Bëhu Freelancer

Një mënyrë tjetër e mirë është që të jeni Freelencer. Ka patforma online që iu mundësojnë të regjistroheni dhe të ofroni shërbimet tuaja. Ju mund të ofroni, editim fotosh, videosh, audiosh, përkthim, menaxher rrjetesh sociale, të këndoni dicka, të lexoni dicka, të prezantoni dicka, krijim logoje, kartivizita, borshura, e shumë të tjera. Thjesht duhet të mendoni se cfarë dini të bëni dhe ta ofroni këtë si shërbim. Një platformë shumë popullore për këtë është Fiverr.

Provoje Fiverr tani


3. Shit produkte në platforma të ndryshme
Nëse keni gjëra për të shitur, qoftë kjo kur i bëni vetë qoftë kur i blini diku më lirë, ju mund të hapni një faqe në rrjetet sociale dhe ti shisni atje, ose mund ti shisni në platforma Ecommerce sic është eBay.

 

4. Krijo dhe shit një kurs online
Nëse ke njohuri rreth dickaje pse jo të mos bësh një kurs dhe ta shesësh atë me pagesë. 

 

5. Bëhu bashkëpuntor marketingu
Kjo është një mënyrë interesante. Kur bëni marketing dhe dërgoni një klient drejt një shërbimi apo produkti që një faqe ofron ju merrni një përqindje të asaj blerje. Në Shqipëri kjo metodë nuk është shumë e përhapur por jashtë vendit përdoret shumë.

 

6. Krijo një aplikacion
Mund të krijoni aplikacione dhe tua shisni kompanive të ndryshme. Ose mund të krijoni një aplikacion falas dhe të vendosni reklama në të.

 

7. Plotëso sondazhe
Ka shumë faqe që ofrojnë këtë gjë por ose paguajnë shumë pak, ose edhe nëse fiton ndonjë gjë të nxjerrin pengesa për ti tërhequr. Shikoje vetë nëse ia vlen.

 

Cilat nga këto mënyra iu pëlqen dhe kë po përdorni aktualisht?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin