office, man, laptop

Si të Ndërtoni Biznesin tuaj Online në 2022

Të ndërtoni apo ta kaloni biznesin tuaj online është bërë e domsdoshme në kohët me të cilat po përballemi. Këto janë disa mënyra se si ta ndërtoni atë online:

 

Ndërtoni një faqe interneti.
Çdo biznes sot duhet të ketë faqen e tij në internet. Me anë të saj ju krijoni dhe vendosni prezencën tuaj online. Nëse nuk keni një faqe interneti, nuk krijoni besueshmëri, nuk do arrini klientë potencialë dhe njerëzit do të mendojnë që nuk jeni profesionalë. Sot është bërë tepër e lehtë ta ndërtoni vetë një faqe. Për të mësuar se si ta ndërtoni hap pas hapi lexoni artikullin tonë: Si të bëni faqe Interneti.


Ndërtoni një Listë me adresa Emaili

Një nga gabimet e mëdha që bëjnë bizneset është që shpenzojnë shumë para për reklama të shtrenjta që të arrijnë një audiencë sa më të madhe dhe sa më të gjërë në TV ose në Radio. Problemi me këtë mënyrë është që po shpenzohen shumë para dhe po arrihen shumë njerëz por shumica dërrmuese e këtyre njerëzve nuk janë të interesuar në atë që ju u ofroni. Ju duhet të synoni një audiencë të caktuar specifike që është e interesuar në atë çka u ofroni.

Një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë dhe për të rritur bisnezin tuaj online është të përdorni marketingun me anë të emailit. Emaili është akoma një mjet që përdoret nga të gjithë dhe të bësh marketing me anë të tij është një nga mënyrat më të mira dhe më të lira sot. Të gjithë i kontrollojnë dhe lexojnë emailet që u vijnë.

Një mënyrë e thjesht se si ta ndërtoni këtë listë adresash emaili është duke krijuar një faqe interneti dhe në të t’u ofroni njerëzve një libër elektronik, një ulje cmimi, një informacion të dobishëm dhe ndihmues, ose diçka tjetër duke u kërkuar të vendosin adresën e Emailit.

 

Rrjetet Sociale

Rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter janë një mënyrë tjetër për atë arritur klientët tuaj të ardhshëm. Mund të filloni duke krijuar një faqe të thjesht me emrin e biznesit tuaj ose të nisni një grup rreth një temë që lidhet me biznesin tuaj.

Nëse nuk keni shumë kohë ta bëni këtë vetë dhe të postoni çdo ditë mund të punësoni dikë tjetër për ju. Dikush tjetër mund të menaxhojë dhe postojë çdo ditë për ju. Nëse shkoni në platformën Fiverr do të gjeni plot njerëz të gatshëm për t’ju ndihmuar me këtë. Pasi të jeni regjistruar, kërkoni për “Social Media Manager” dhe sigurohuni që të zgjidhni një person të besueshëm që ka komente pozitive dhe është “Top Rated” ose “Level 2”.

 

Filloni një kanal në Youtube.

Youtube vizitohet nga mijëra e mijëra shqiptarë cdo ditë dhe nga miliona njerëz nga vendet e tjera të botës. Duke krijuar video rreth kompanisë dhe biznesit tuaj ju keni mundësi të arrini një audiencë që po kërkon secifikisht atë që po ofroni. Mund të filloni fare thjesht duke regjistruar me kamerën e telefonit tuaj dhe me kalimin e kohës mund të blini një aparat profesional dhe të  perfeksiononi bërjen e videove.

Këto janë disa nga mënyrat kryesore për të ndërtuar dhe rritur biznesin tuaj online.

Nëse keni pyetje na shkruani në komentet më poshtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin