Si të regjistroheni në FastComet

FastComet është një nga Platformat më të mira të Hostimit. Kjo platformë në paketat e tyre ofron, Instalim me një klikim të WordPressit (WordPressi do të jetë ndërtuesi i faqes suaj), Certifikatë sigurie falas SSL, ruajtje rezervë të faqes suaj çdo ditë, Suport 24/7, etj.

Për tu regjistruar në të zgjidhni paketën që dëshironi dhe klikoni “Get Started”

Pas kësaj do t’ju kërkojë të regjistroni një Domain të ri ose të vendosni një që e keni blerë diku tjetër.

Shkruani Domainin, pra, emrin dhe adresën e Blogut (EmriiFaqesSime.com) dhe klikoni “Use This Domain”.

Pas kësaj, do t’ju kërkojë të fusni të dhënat tuaja.

Më poshtë do t’ju kërkojë cilën nga Paketat doni të blini, cilën nga qëndrat e të dhënave doni të zgjidhni dhe për sa kohë do e paguani. Nëse ju nevojitet vetëm një faqe Webi atëhere zgjidhni paketën e parë bazë. Ndërsa qëndrën e të dhënave zgjidhni atë që është më afër jush sepse sa më afër të jetë Serveri aq më shpejt do hapet Blogu juaj. Zgjidhni qëndrat në Europë, Frankfurt ose Amsterdam.

Te “Extras” keni të zgjedhur edhe regjistrimin e Domainit që do blini dhe gjithashtu do ishte mirë të blinit edhe opsionin e dytë “Domain Privacy” sepse mban të fshehur informacionin tuaj në blerjen e tij.

Në pjesën e fundit bëni pagesën nëpërmjet kartës tuaj bankare ose Paypal. Shkruani të dhënat dhe bëni porosinë duke klikuar “Complete Order”.

Pasi të keni dhënë porosinë do t’ju shfaqet njoftimi i bërjes së pagesës. Duke klikuar te butoni do t’ju cojë te Paneli i Kontrollit.

Tek “Products” do t’ju shfaqë paketën e hostimit që keni blerë. Klikoni tek ajo opsionin “Install Application” dhe do keni mundësi të instaloni Ndërtuesin e Blogut tuaj WordPress. Në instalimin e tij do t’ju kërkojë një username dhe një fjalëkalim. Pasi ta keni bërë atë mund ta aksesoni Blogun në adresën: www.EmriiFaqesSime.com/wp-admin.

Vizito FastComet tani

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin