Si të Zgjidhni një Emër për Faqen e Webit

Të zgjidhni një emër të mirë për faqen tuaj është thelbësore. Emri i faqes është një element kyç. Eshtë përshtypja e parë që kanë njerëzit për faqen tuaj dhe ka ndikim se në çfarë vendi do të shfaqet në rezultatet e kërkimit në Google. Emri ose adresa e faqes quhet Domain.

Si të zgjidhni emrin e duhur për faqen tuaj të internetit:

 

Zgjidhni prapashtesën e duhur.

Ka prapashtesa të ndryshme por  prapashtesa më e njohur dhe më e përdorura sot është “.com”. Shumë përdorues kur shkruajnë një adresë në shfletuesin e internetit do të vendosin automatikisht “.com” në fund. Pa përmëndur faktin që telefonat inteligjentë e kanë gati butonin “.com” në tastierat e tyre.

 

Përdorni fjalë kyçe.

Duke përdorur fjalë kyçe në emrin e faqes do tu tregoni motorrëve të kërkimit si është Google se për çfarë flet faqja juaj. Gjithashtu, me anë të këtyre fjalëve do t’ju gjejnë njerëzit, dhe nga ato do t’ju mbajnë mend.

 

Të jetë i shkurtër dhe të jetë i lehtë për tu shqiptuar.

Të përmbajë një deri në tre fjalë. Sa më i shkurtër aq më mirë. Nëse emri është shumë i gjatë do të jetë e vëshitrë që njerëzit ta mbajnë mend atë.

 

Të jetë unik dhe i veçantë.

Emri i faqes suaj duhet të jetë unik në mënyrë që të qëndrojë në mendjet e njerëzve.

 

Shmangni numrat ose vizë “-“.
Nëse përdorni numra ose vizë në mes “-“, do të jetë më e vështirë për njerëzit që ta vendosin dhe ta kërkojnë faqen tuaj.

 

Mendoni në mënyrë afatgjate.

Zgjidhni një emër që nuk do t’ju pengojë që të zgjeroheni më shumë në faqen tuaj në të ardhmen.

Shpresojmë që këto këshilla ju kanë ndihmuar drejt krijimit të faqes suaj fantastike.

Për cdo pyetje na shkruani në komentet më poshtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Solverwp- WordPress Theme and Plugin